Disa javë më parë nuk deshi ta pranonte këtë ide, dhe u shpreh se ata luanin basketboll vetëm për kënaqësinë e publikut. Natyrisht, Lebron Xhejms kishte të drejtë përsa i përket emocioneve, pasi sporti pa spektatorë është si diçka pa shpirt. Gjithsesi, ylli më i madh i koshit në botë sot ka ndryshuar mendim. “Pranoj të luaj edhe pa tifozë, nëse kjo do të ishte mënyra e vetme për të siguruar jetët e njerëzve dhe shëndetin e tyre, – u shpreh ylli i Lejkërsave, – për këtë duhet të flasim që të gjithë së bashku”. SHBA është në momente të vështira përsa i përket epidemisë së koronavirusit, pasi qindra njerëz po humbin jetën çdo ditë, ndaj edhe duket e vështirë që Arenat e NBA-së të jenë plot. Njëkohësisht, Xhejmsi është i lumtur për sezonin. “Deri tani kemi luajtur shumë mirë, – shprehet ai, – nuk mendoja se Dejvisi do të përshtatej kaq lehtë”.
Sfidanti.al