Bajerni i irrituar me kërkesat e kontratës nga kapiteni Nojer!

Janë partnerë dhe e vlerësojnë lart njëri-tjetrin, por gjithsesi nuk e kanë problem të grinden. Kështu edhe mes Bajernit dhe Manuel Nojerit, ndërsa kapiteni i bavarezëve duket se e ka mërzitur klubin me kërkesat e tij. Revista “Sport Bild” informojnë se Rumenige, Kahni e Salihamixhiçi janë të acaruar dhe të zhgënjyer me kërkesat e Nojerit për rrogën dhe për kohëzgjatjen e kontratës. Për momentin, të paktën siç dihet jozyrtarisht, portieri fiton 15 milionë euro në sezon, një shumë që ndoshta ai dëshiron ta ruajë edhe më tej, ndërsa klubi me gjasë dëshiron që ta ulë me kalimin e moshës, ose dëshiron ta lidhë me klauzola lidhur me ndeshjet e luajtura. Po ashtu, Nojeri kërkon kontratë deri në 2025, kur të jetë 39 vjeç, ndërsa Bajerni sipas informatave i jep kontratë deri në 2023.

Sfidanti.al