CR7 nuk njeh pushim edhe në epidemi, stërvitje për t’u kthyer fitues!

Nuk është se mund të ankohet për minutazhin që ka pasur tek Juventusi, ndërsa nuk dëshiron aspak që të merret me lajmet se mund të kalojë (ndoshta sërish) tek Reali. Kristiano Ronaldo është në një karantinë krejt të çlirët në vilën e tij në ishullin e Madeirës në Portugali. Nga vetë rrethi familjar i CR7-ës, ndoshta nga e motra apo partnerja, janë filmuar video dhe janë bërë foto të stërvitjes së tij, herë në palestër me vegla, herë në një rrugicë malore pranë vilës, ku ai ushtrohet me vrapime poshtë e lart. Bashkë me të, edhe Georgina. Ronaldo dëshiron të kthehet në formën maksimale fizike nëse Seria A dhe Championsi rifillojnë, për të fituar trofe të tjerë dhe për të shënuar më shumë gola. Po ashtu, për të mos u zëvendësuar asnjëherë.

Sfidanti.al