Yjet e Sitit në dilemë për uljen e rrogës, klubi humb 100 milionë paundë!

Në sindikatën e lojtarëve thonë se nuk duhet të ketë zbritje pagash, por vetë futbollistët duhet të krijojnë një fond për të ndihmuar për koronavirusin. Gjithsesi, tek Mançester Siti, yjet po diskutojnë me drejtuesit e klubit për një marrëveshje, të paktën siç informojnë mediat britanike. Aguero, De Brujn, Stërling dhe të tjerët janë informuar se trajneri Pep Guardiola dhe disa shefa të ekzekutivit kanë pranuar një pakësim të të ardhurave, për të ndihmuar klubin që të përballojë krizën financiare. Besohet se Siti mund të humbasë deri në 100 milionë paundë stërlina nga ndalimi i Premier Ligës dhe i Championsit, dhe sheikët duan që klubi të mbahet me “këmbët e veta”, jo të ndihmohet nga pasuria e tyre në Gjirin Persik. Nuk dihet nëse do të arrihet një marrëveshje, pasi kapitenët e Premier Ligës, të udhëhequr nga Xhordan Hendersoni, janë kundër kësaj ideje.

Sfidanti.al