Coronavirusi, Serie A humbet mbi 1 mld Euro; Juve e Inter klubet më të goditur

Pasojat afatgjata e afatmesëm të pandemisë coronavirusin shtynë portalin Transfermarkt të ndërmarrë një hap të pamenduar disa muaj më parë duke iu përgjigj rastit të jashtëzakonshëm me një zgjedhje  që është po aq  jashtë të zakonshmes; uljen e të të gjitha vlerave të merkatos në databazën e tij me një efekt të menjëhershëm te futbollistet në ligat kryesore ndërkombëtare.

Humbjet e Serisë A që është kampionati I tretë më I cmuar pas Premier League dhe La Ligës është me më shumë se 1 miliardë Euro(-18.75%). Pasoja më të vogla ndjen Bundesliga (-908 milionë) që është e pasur me shumë lojtarë të rinj.

Futbollisti më I goditur nga uljet e vlerave të Serisë A është Paulo Dybala që pati një rënie të vlerës së tij me 18 milionë Euro, Megjithatë argjentinasi vazhdon të jetë para dyshes së Interit Eriksen e Lukaku të dy me një vlerë prej 68 milionë Euro, 17 milionë më pak në krahasim me vlerën e mëparshme. Ndërsa për efekt të trajtimit ‘të privilegjuar’ të lojtarëve të lindur nga 1998 e më pas, Matthijs De Ligt arriti të humbasë vetëm 7.5 milionë Euro në vlerën e tij

Kurojnë plagët e tyre edhe skuadrat duke nisur nga Juventusi që është më I goditur me -140.8 milionë te Interi me -132 milionë e Napoli me -120 milionë Euro. Zgjedhja e Transfermarkt nuk ishte e momentit, por erdhi si rrjedhoje e krizës ndërkombëtare dhe është fryt I një hetimi që ka përfshire të gjithë botën e futbollit ku mbi 70% të pjesëmarrësve është shprehur në favor të shkurtimit të kostove

Sfidanti.al