Njëqind mijë bileta për të mundur ‘një kundërshtar të padukshëm’ e për të fituar një sfidë po ‘të padukshme’. Lokomotive Leipzig, skuadrë e divizionit të katërt të futbollit gjerman ka gjetur një mënyrë origjinale për të gjetur fonde financiare në periudhën e ndërprerjes së kampionatit dhe të gjitha evenimenteve sportive për shkak të Covid-19 për t’I shpëtuar falimentimit.
Sipas BBC, klubi gjerman prej ditësh ka nxjerrë në shitje bileta elektronike me kosto 1 Euro për një eveniment mediatik me objektivin për të mbledhur 120 mijë Euro për të ndihmuar skuadrën.
‘Kemi 300 futbollistë të rinj-tha një zëdhënës I klubit-duhet të paguajmë personelin dhe të kujdesemi për strukturat.
Lokomotive Leipzig është themeluar 126 vjet më parë dhe në 1903 fitoi kampionatin, ndërkohë që në vitet 80 kjo skuadër ka marrë pjesë shpesh edhe në kompeticionet Evropiane.
Sfidanti.al