Bisedat kanë qenë të shpeshta dhe me trysni të madhe, jo më kot flitet për mesfushorin-simbol të së ardhmes për Serinë A. Interi do me ngulm Sandro Tonalin, por është diçka ta duash, dhe diçka tjetër që ta marrësh. Bepe Marota dhe presidenti i Breshës, Çelino, nuk po arrijnë dot dakordësinë për kartonin e 21-vjeçarit.

