Presidenti i FIFA, Gianni Infantino mori një kërkesë nga UEFA për të modifikuar sërish rregullin e prekjes së topit me dorë për t’u dhënë më shumë fleksibiliet arbitrave dhe për të evituar që futbollistët që të jenë të ndëshkuar padrejtësisht. Në një letër për Infantinon që u zotërua edhe nga Associated Press, presidneti i UEFA Aleksander Ceferin kërkoi që në mbledhjet e muajit nëntor, rregullatorët e lojës së futbollit të lejojnë sërish arbitrat që të vendosin nëse një futbollist e ka prekur në mënyrë vullnetare apo jo topin me dorë.
Kërkesa e Ceferin u bë pas një sërë penalltish të akorduara në rastet edhe kur futbollistët pa e ditur e prekën topin me dorë me krahun të hapur apo të ngritur lart.
Letra iu dërgua Gianni Infantinos në 27 tetor, por cështja e Ceferin u përforcua me momentin kur sulmuesi i Chelseat Tammy Abraham goditi këmbën e mbrojtësit të Rennes, Dalbert dhe më pas topi u përplas në krahun e tij të hapur. Rezultati ishte ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë të Dalbert dhe akordimi i penalltisë për Chelsean që u kthye në gol nga Timo Werner me Blutë që e fituan ndeshjen 3-0
Sfidanti.al