Sa shumë gabime Barcelonë, Dani Alvesh kujton gafën ndaj tij!

Në 2016 ata menduan se ai kishte mbaruar dhe e lejuan që të largohej me parametër zero. Dani Alvesh, një nga lojtarët më të mirë dhe më fitues në historinë e Barcelonës, u bashkua me Juventusin, pastaj shkoi në Francë tek Paris SG, duke vazhduar sukseset. Në 2017, ai arriti finalen e Championsit me Juven, ndërsa kujton se ishte gati të kthehej në “Kamp Nou” nëse drejtuesit do të pranonin se kishin gabuar me të.

“Shkova tek Juvja për të provuar se ishte ende në nivel të lartë, – shprehet ai, – iu ofrova Barcelonës që të kthehesha, por drejtuesit nuk patën kurajon që të pranonin se kishin gabuar me mua. Nëse ata do të më kishin trajtuar siç duhet, sot e kësaj dite unë do të isha duke luajtur për Barcelonën sepse e dashuroj klubin”. Dani Alveshi luan në Brazil me Sao Paulon, si dhe është kapiten i kombëtares braziliane, ndërsa duket se gabimet e drejtuesve katalanas kanë qenë të shumtë, diçka që solli pasojat që shohim sot.

Sfidanti.al