Krizë totale te PSG: ‘Kronikë e një divorci të paralajmëruar’

Humbja e Paris Saint Germainit ndaj Leipzigut në Ligën e Kampioneve ka bërë që klubi kampion i Francës të regjistrojë startin më të dobët të sezonit që nga momenti kur pronësinë e klubit e morën investitorët nga Katari. E përditshmja ‘L’Equipe’ kritikoi formacionin e hedhur në fushën e lojës  nga ana e Thomas Tuchel dhe mungesa e reagimit të skuadrës pas përmbysjes në rezultat  nga ana e Leipzig.

Edhe pse në pjesën e parë, Paris Saint Germaini zhvilloi lojën e tij më të mirë në këtë sezon të Ligës së Kampioneve, vendimet e trajnerit gjerman vazhdojnë që të shkaktojnë kritika. Nga njëra anë  ‘L’Equipe’ vë në pikëpyetje arsyet se përse Tuchel riktheu në mesin e fushës Marquinhos dhe Danilon si qendërmbrojtës. Portugezi kishte bërë mirë në mbrojtje deri të mërkurën kur vuajti sulmet e Forsberg gjatë gjithë pjesës së dytë duke u shfaqur I ngadaltë duke treguar se është mesfushor dhe jo qendërmbrojtës. Por në anën tjetës, ‘L’Equipe’ e sulmuon Tuchel për zëvendësimet e kryera pas ndëshkimit me karton të kuq të Gueye. Paris Saint Germaini mbeti me 10 futbollistës dhe gjermani aktivizoi 2 mbrojtës krahu duke larguar 1 sulmues dhe e mbylli pjesën e dytë me 2 shkatërrues Marquinhos dhe Florenzin

‘Le Parisien’, burimi kryesor i informacioneve  rreth Paris Saint Germainit, ishte akoma më i ashpër se ‘L’Equipe’ në kritikat e tij dhe bën të ditur se Tuchel i ka orët e numëruara në Paris. Raportet jo të mira mes tij dhe Drejtorit Sportiv Leonardo dhe deklarata e Danilos duke konfirmuar se pozicioni i futbollistit është në mesin e fushës dhe jo në qendër të mbrojtjes, bëjnë që të mendosh se Tuchel me shumë mundësi është në sezonin e tij të fundit në stolin e Paris Saint Germain.

Sfidanti.al