Dëmtimi muskular në kofshën e djathtë i pësuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Ferencvarosit, do te detyroje Aaron Ramsey te qendroje të paktën 20 ditë jashtë fushave të lojës. Për mesfushorin bëhet fjalë për dëmtimin e dytë sezonal pas atij të pësuar pak javë më parë me kombëtaren uellsiane.
Kjo do të thotë se trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo do të duhet të bëjë pa Ramsey thuajse me siguri në ndeshjet e kampionatit me Lazion dhe Cagliarin, por edhe për ndeshjen e kthimit me Ferencvaros. Ka mundësi që Ramsey të jetë në fushën e lojës në transfertën ndaj Beneventos në 28 nëntor edhe pse për momentin gjërat duket se janë të vështira
Në komunikatën zyrtare me anë të së cilës u bë i ditur dëmtimi i Ramsey, Juventus specifikoi se pas 10 ditësh gjendja e futbollistit do të vlerësohet sërish nga stafi mjekësor.
Sfidanti.al