David De Gea do të bëhet baba. E fejuara e portierit të Manchester United, këngëtarja spanjolle Edurne është shtatzënë me fëmijën e parë të ciftit. Futbollisti dhe artistja e bënë të ditur lajmin e gëzuar nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale
‘Cucu!! #BabyIsComing (një bebe po vjen ne jetë)-shkruante Edurne në profilim e saj në Instagram teksa postoi një foto të këndshme të një biberoni të vogël, dorezën me mbiemrin e portierit dhe një mikrofon duke iu referuar profesioneve të ciftiti.
Edhe De gea bëri thuajse të njëjtin postim në Instagram për të bërë të ditur se do të bëhet baba duke përdorur të njëjtën foto dhe hashtagun #BabyIsComing, por në të ishin edhe emojit në formën e zemrës dhe të një foshnjeje.
Për momentin cifti preferoi të mos japë më detaje në lidhje me shtatzëninë e parë të Edurnes si; sa javëshe është apo për gjininë e fëmijës, që mund të jetë djalë po të gjykosh ngjyrën e biberonit që është blu. Lajmi i gëzuar publikohet 2 ditë përpara festimeve të futbollistit për 30 vjetorin e tij të lindjes, kështu që për të është dhurata më e bukur e ditëlindjes që e fejuara e tij mund t’i bëjë dhe me të cilën po përjeton një lidhje prej 10 vitesh.
Edurne dhe David De Geas u njohën në 2010 gjatë xhirimeve të një videoje për një këngë krishtlindjesh për bamirësi. Pavarësisht ulje-ngritjeve dhe periudhave kur iu desh që të jetonin një lidhje në distancë për shkak të axhendave në profesionet e tyre, dashuria mes tyre ka rezistuar dhe tani cifti është më solid se kurrë.
Sfidanti.al