Igli Tare do të përpiqet ta mbrojë klubin e tij, ndërsa deklaron se rasti i Imobiles është si ai i Hakimit të Interit, por në Itali janë të tronditur me mënyrën sesi ka punuar klubi roman. Mediat raportojnë teorinë e shefit të shëndetësisë së Lacios, Pulçini, që thotë se “asimptomatikët nuk janë të sëmurë!” Kjo ka krijuar një skandal, pasi infektimin e tregojnë testet dhe skaneri, ndonëse njeriu mund të mos ketë simptoma. Për më tepër që rrezikon të tjerët, aq më tepër në një lojë me kontakt të afërt si futbolli. Lacio ndërkohë shpreson që Imobile të luajë ndaj Juves, ndonëse ende nuk ka direktiva nga autoritetet shëndetësore italiane. Federata Italiane ndërkohë ka hapur një hetim, dhe mundet që të ketë hetim edhe nga autoritetet jashtë sportit.
Sfidanti.al