Nga golat vendimtarë tek shiriti i kapitenit, pse vonon Reali me Ramosin?!

Lajmi është që më në fund po hapen negociatat për rinovimin e kontratës. Sergio Ramos me shumë gjasë do ta vazhdojë karrierën tek Reali po ishte e vështirë të kuptoje se përse kapitenit iu desh kaq kohë që të bisedonte me klubin, duke qenë kaq i rëndësishëm e duke qenë se akordi i tij në Madrid përfundon verën e ardhshme! Trajneri Zinedin Zidan thekson se “nuk dyshoj që ai do të qendrojë”, por sidoqoftë duket se ka pasur një çarje, një ndjenjë jo shumë të mirë mes mbrojtësit dhe presidentit madrilen, Florentino Perez. Më shumë se një herë ata janë përplasur, dhe Ramosi mund të përfundonte i larguar si Kristiano Ronaldo. Nuk do të jetë kështu, dhe klubi kuptoi rëndësinë e tij, ndoshta edhe më të madhe sesa ajo e CR7-ës kur vjen puna tek ekuilibri i ekipit. Ndërkaq, Ramosit iu kërkuar nga “Marka” të zgjidhte golat më të bukur që ka shënuar në karrierë, ndërsa arriti numrin 100. Numri 1 ishte ai i finales së Championsit ndaj Atletikos në 2014, në minutën e tretë dhe të fundit shtesë. Më pas, një tjetër gol ndaj Atletikos në finalen e Championsit në 2016, rrjeta ndaj Bajernit në gjysmëfinale të Championsit, një barazim në 89’ ndaj Barcelonës në “Kamp Nou” në 2017 kur Reali doli kampion, dhe goli në fushën e Olimpiakosit gjithnjë në Champions në 2005.

Sfidanti.al