Një shprehje e rëndë, por është gjithnjë një shprehje metaforike, nuk merret në kuptimin e parë. Trajneri i Mançester Junajtidit është shëndoshë e mirë si “kokrra e mollës”, por pozitat e tij në stol janë më të vështira se kurrë. Mediat angleze shkruajnë se “Solskjeri është një i vdekur që ecën”, pra një njeri të cilit “i ka përfunduar kandili” dhe tani pritet vetëm sinjali i fundit që ta largojnë. Ky sinjal mund të jetë humbja ndaj Evertonit këtë fundjavë, ndërsa norvegjezi po ecën në po atë “shteg” si Zhoze Murinjo disa kohë më parë. Maurisio Poçetino me gjasë do të jetë pasardhësi në “Old Traford”, ndërsa ka raporte se lojtarët nuk i pëlqejnë skemat e Solskjerit, dhe duan pikërisht ish-teknikun e Totenhemit. Madje, yjet kërkojnë që klubi të veprojë shpejt sepse Poçetino duket se po bisedon me një klub tjetër, që mund të jetë Paris SG.
Sfidanti.al