Solskjaer i tronditen pozitat; Man.United kontakton me Pochettinon

Humbja ndaj Basaksehirit në Ligën e Kampioneve dhe fillimi jo i mirë i sezonit në Premier League angleze ka bërë që te Manchester United të ndizen sirenat e alarmit. Disa prej mediave bëjnë të ditur se Solskjaer mund të ketë orët e numëruara në pankinën e Djajve të Kuq madje Manchester Evening News, e përditshmja më e rëndësishme e qytetit shkon edhe më tej; drejtuesit e Manchester United kanë hyrë në kontakt me Mauricio Pochettinon për të zëvendësuar norvegjezin në pankinë

Sipas kësaj të përditshmeje, trajneri argjentinas gjithnjë është diskutuar në lidhje me mundësinë e marrjes së drejtimit të skuadrës në këtë moment kur Manchester United ka regjistruar një sërë rezultatesh zhgënjyese edhe pse në Ligën e Kampioneve, Djajtë e Kuq kanë 6 nga 9 pikët e mundshme në fazën e grupeve

Pochettinos i pëlqen ideja  për mundësinë e drejtimit të një prej klubeve të mëdha të Anglisë. Që nga momenti i largimit nga Tottenhami, argjentinasi ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes të klubeve më të rëndësishme  pa trajner. Në ditët e fundit është folur për këtë interes që tani mund të kristalizohet.

Sipas Manchester Evening Neës, Manchester United ka hyrë në kontakt me përfaqësuesit e Pochettinos për t’i informuar për mundësinë e marrjse së drejtimit të skuadrës që në këtë moment. Edhe pse është një trajner i dashur në klub dhe nga tifozët, situata e Solskjaer te Manchester United ka filluar të jetë shumë delikate. Nëse Djajtë e Kuq do të humbasin ndaj Evertonit të shtunën, mund të zbresë në vendin e 17 në klasifikimin e Premier League. Deri tani Manchester United ka humbur 3 nga 6 ndeshjet e kampionatit këtë sezon dhe sfida me  Liverpoolin i paraprin periudhës së pauzës së kampionateve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, një periudhë kjo që zgjidhet nga shumë skuadra për të bërë ndryshime në pankina.

Sfidanti.al