Sulmuesi francez duket se po i afrohet gjithnjë e më shumë një transferimi tek Reali, veçse nuk do ta ketë rrugën “të shtruar me trëndafila” deri në Madrid. Edhe pse Kilian Mbape deklaroi se “nuk janë paratë arsyeja kryesore që luaj futboll, por pasioni dhe dëshira për sukses”, duket se 22-vjeçari do të ketë pengesa.

