Tifozët anglezë shohin Lukakun si Këpucë të Artë para Salahut!

Për çudi nuk kanë shumë besim tek Harri Kejni, ndoshta sepse konflikti me Totenhemin mund t’i prishë punë këtë sezon. Një sondazh në “Deili Meil” zbuloi se tifozët anglezë mendojnë që Romelu Lukaku do të shpallet shënuesi më i mirë i Premier Ligës këtë vit, pavarësisht se ka 6 vjet që është larguar nga Çelsi dhe kishte 2 vjet në Itali. Sipas sondazhit, 34 për qind e votuesve ishin për Lukakun, ndërsa në vend të dytë ishte Mohamed Salah i Liverpulit me 29 për qind. Egjiptiani ka qenë edhe më parë “Këpucë e Artë”, ashtu si Kejni. Kapiteni i Anglisë ishte në vend të tretë me diferencë të madhe, me vetëm 15 për qind të votave, vetëm 3 për qind më shumë sesa “ujku i vjetër” i Mançester Junajtidit, Edinson Kavani.

Sfidanti.al