Ky është një problem i madh dhe ndodh kur punëdhënësi ka mundësi thuajse të pafundme financiare. Kilian Mbapesë i ka qëlluar fati, por edhe telashi që të jetë në një “kafaz prej floriri”, dhe sheiku Al Helaifi është gati t’ia bëjë edhe më të florinjtë, mjaft që ai të pranojë të vazhdojë të rrijë aty. Nga rroga 18 milioë euro në sezon, Paris SG është gati t’ia ngrejë në 36 milionë, baraz me Nejmarin duke qenë lojtari i dytë më i paguar në botë pas Lionel Mesit. Janë pikërisht këta dy emra, pengesa më e madhe për Kilian Mbapenë që të largohet për tek Reali (edhe pse Mançester Junajtidi thuhet se do të nisë gjuetinë verën e ardhshme). PSG dëshiron të ketë në fushë treshen “kozmike” Mesi-Nejmar-Mbape, që pretendon të bëhet më e famshmja në histori. Al Helaifi nuk dëshiron “të vdesë” pa e parë këtë ekip në fushë dhe për këtë arsye është gati të heqë dorë nga 120 milionë euro që i jep Reali, dhe të rrezikojë ta humbasë Mbapenë falas vitin që vjen. Vetëm një njeri që e hedh paranë në lumë mund t’ia lejojë vetes këtë.
Sfidanti.al