Bajerni tronditet për Nojerin: Unë nuk supozoj që ai mund të luajë!

Një rrufe në qiell krejt të pastër për kampionët e Gjermanisë. Pasi mezi barazuan në javën e parë të Bundesligës në Gladbah, yjet e Bajernit do të paraqiten në fushën e tyre, të dielën kundër Këlnit, pa kapitenin Manuel Nojer. Numri 1 i ekipit ka një dëmtim dhe trajneri Julian Nagelsman u shpreh në mëyrën tipike gjermane për fatin e tij. “Unë nuk supozoj se ai do të luajë, – u shpreh tekniku i ri, – ne po e ndjekim gjendjen e tij ditë pas dite, dhe nuk duam ta vendosim veten në presion, as Nojerin. Nuk është një dëmtim i rëndë, por nëse nuk bëjmë kujdes rrezikojmë shumë. Siç është gjendja sot, unë nuk supozoj se ai mund të luajë deri në ndërprerjen e kampionatit”. Pra, deri në fillim të shtatorit.

Sfidanti.al