Alegri duket se ka gjetur mënyrën që Juventusi të mos varet nga CR7

Që do të thotë se edhe nëse portugezi largohet (mesa duken “bathët” kështu do të ndodhë), “Zonja e Vjetër” të mos e ndjejë mungesën. Trajneri Masimiliano Alegri dihet se nuk ka qenë ndonjë tifoz i madh i Kristiano Ronaldos, dhe me rikthimin tek Juventusi po punon që të krijojë një ekip që të mos varet nga një individ i caktuar, cilido qoftë ky. Në ndeshjen e fundit përgatitore kundër Juventusit U23, Alegri pati një vijë ofensive me numër të madh dhe në ballë të gjerë. Në sulm ishin Dibala e Morata, ndërsa në krahë Kieza e Kulushevski. Porosia për të gjithë ishte edhe detyra në mbrojtje, dhe nga Kieza pritet edhe më shumë që të kthehet në një lojtar “shkatërrues”, siç thotë Franko Kauzio. Morata mund të mos ketë të garantuar rolin e titullarit, pasi në krah të Dibalës duhet të jetë Ronaldo, por Alegri është i kënaqur që edhe pa CR7-ën, ekipi bardhezi të jetë i fortë.

Sfidanti.al