Financat nuk i ka ende aq shumë të fuqishme dhe nuk mund të konkurrojë me emra me Juventusin, por gjithsesi klubi kuqezi është në ngjitje. Drejtuesit Maldini e Masara kanë arritur të sjellin në ekip lojtarë mjaft të mirë. Alesandro Florenci vjen në huazim 1-vjeçar me pagesë 1 milionë euro për Romën, për t’i dhënë edhe 4.5 milionë euro vitin tjetër për kartonin. Olivie Zhiru ka ardhur më parë dhe për të nuk do të shpenzohen më shumë se 2 milionë euro në total. Tashmë priten bisedimet me Çelsin për Bakajokon, i cili gjithashtu mund të huazohet ndërsa do të ketë bisedime për rrogën, pasi lojtari fiton 5.7 milionë paundë stërlina në vit në Londër (6.5 milionë euro). Milani premton se do ta blejë më pas kartonin e Bakajokos. Jasin Adli i Bordosë dëshiron të kalojë në “San Siro”, por klubi francez kërkon 10 milionë euro. Po ashtu kërkohet një sulmues, Pelegrini nga Monako. Parimi i Maldinit është të blejmë sa më të mirë, me kosto sa më të ulët.
Sfidanti.al