Kjo nuk do të thotë aspak se kapiteni i Anglisë ka hequr dorë nga mendimet e tij dhe se do të qendrojë me qejf. Ndoshta, presidenti Daniel Levi nuk e lejon që të largohet, por Harri Kejn do ta provojë deri në fund, edhe pse nuk do të përtojë aspak që të vazhdojë të luajë për Totenhemin. Ylli anglez u kthye për herë të parë në stërvitje bashkë me shokët e tij të ekipit, nën drejtimin e trajnerit Nunjo Espirito Santo, ndërsa më parë ka hedhur poshtë fjalët se bëri kryengritje që zgjati pushimet dhe që vonoi kohën e kthimit në ekip. Mediat angleze shkruajnë se Kejni vazhdon të jetë i vendosur për të shkuar tek Mançester Siti, dhe se Guardiola ka ofruar deri në 125 milionë paundë stërlina, kurse Totenhemi kërkon 150 milionë. Kejni thuhet se është i zemëruar me Levin që, sipas tij, nuk e mbajti fjalën për të lejuar që të largohet.
Sfidanti.al