Me Soboslain dhe Silvën, Lajpcigu i jep një paralajmërim Bajernit

Ndeshja e parë ishte një tronditje, por me një trajner të ri dhe me disa lojtarë të ndryshuar, nuk mund të ishte e lehtë. Lajpcigu ka humbur trajnerin Nagelsman që ka shkuar pikërisht tek Bajerni, si dhe mbrojtësit Upamekano (tek Bajerni) dhe Konate (Liverpul), e nuk mund të pritej ndryshe. Gjithsesi, reagimi pas humbjes 0-1 në Mainc ishte madhështor aq sa futbollistët e Shtutgartit u lehtësuan që gjyqtari Badshtybner sinjalizoi përfundimin e ndeshjes që mbaroi 4-0. E tillë kishte qenë epërsia e Red Bullit me 27 gjuajtje në portë. Trajneri i ri Xhesi Marsh hodhi në fushë debutuesit Soboslai dhe Gvardiol, dhe që të dy ishin shumë të mirë. Sulmuesi hungarez shënoi 2 herë, ndërsa mbrojtësi kroat ishte i pagabueshëm në prapavijë. Andre Silva, një shënues shumë i mirë i marrë nga Frankfurti, e realizoi golin e tij dhe po ashtu suedezi Emil Forsberg. Me këtë potencial “zjarri”, Lajpcigu ia bën të qartë Bajernit se do të jetë aty në garën për titull.

Sfidanti.al