Kaeni dihej se nuk ishte ndonjë pengesë për të mëdhenjtë e Francës. Skuadra modeste u mposht 3-1 në “Park dë Prinses”, në një mbrëmje ku u festua sërish diferenca e madhe në ligën franceze, dhe ku më të lumturit ishin Edinson Kavani e Kilian Mbape. Parizienët e Unai Emerit e mbyllin vitin me 50 pikë

