Ne France jane te sigurt: Tuhel ka firmosur me PSG, zyrtarizimi ne 8 maj

Do te jete Tomas Tuhel trajneri i ri i Paris Sen Zhermenit. Eshte televizioni francez ‘Canal Plus’ ai qe flet me siguri dule theksuar se trajneri gjerman ka firmosur tashme me klubin transalpin nje kontrate 2 vjeçare me opsion edhe per nje te trete. Ne kete pike pritet vetem per zyrtarizimin qe do te behet ne 8 maj pas finales se Kupes se Frances.

Tuhel ne pankinen e Paris Sen Zhermen do te kete nje detyre shume te veshtire, ate te te fitoje Ligen e Kampioneve, nje objektiv qe Paris Sen Zhermen ka deshtuar per ta arritur.

Tomas Tuhel eshte nje trajner qe e admiron lojen e bukur dhe shume i kundesshem ndaj detajeve. Per me teper ai eshte i fiksuar pas dietes se futbollisteve te tij. Kur ishte te Dortmundi, Tuhel ia ndaloi ne menyre kategorike futbollisteve konsumimin e makaronave, pizzes, pijeve te gazuara, embelsirat e çokollatat.

Sfidanti.al