Gjatë sezonit të ardhshëm veror të transferimeve, PSZH-ja franceze nuk do t’i kursejë paratë që të blejë lojtarë të rinj dhe, sipas medias franceze, “të shenjtët” kanë plane që ta forcojnë edhe më shumë ekipin e tyre për sezonin e ardhshëm. Paralajmërohet se në “Parkun e Princave” do të vijnë dy “bomba” të vërteta. Media franceze shkruan se po përgatitet një ofertë për sulmuesin e Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, ndërkohë që për këtë futbollist të shkëlqyer polak interesohen edhe klube të tjerë të mëdhenj, midis tyre edhe Reali i Madridit, por, sidoqoftë, klubi francez ka dalë kohët e fundit në plan të parë.
Gjatë këtij sezoni, Levandovski ka shënuar 35 gola në 40 ndeshje për Bajernin, ndërsa cilësitë e tij golashënuese vazhdojnë që të jenë në një nivel të lartë.
Objektiv tjetër primar PSZH-ja ka edhe Pol Pogban, shkruan media, sipas së cilës të dërguarit e klubit francez kanë nisur bisedimet për blerjen e këtij futbollisti që ka lindur në Paris, por, sidoqoftë, vështirë se ata do të arrijnë që ta bindin kryesinë e Mançester Junajtidit që ta shesin Pogban.
Sfidanti.al