Nese Iniesta do  të shkojë …në Kinë, Europa “shet” shpirtin ne Azi

Mbas fitores epike 3-0 të Romës në çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës dhe eliminimit të kësaj të fundit nga konkurrimi më elitar evropian, një nga lojtarët kryesorë të klubit katalonjas, Andres Iniesta, deklaroi se, ndoshta, ajo ishte ndeshja e fundit që ai luante në Champions. Pakkush e besoj atë, por, tani, duket se ajo (deklarata) ishte e vërtetë, megjithëse nuk ka ende asgjë zyrtare. Sidoqoftë, kanë dalë lajme se ky mesfushor me përvojë të madhe ka arritur marrëveshje paraprake me klubin kinez, Tianxhanin.

Thuhet se klubi kinez nga Lindja e Largme është gati që t’i paguajë Iniestës 37 milionë euro gjatë tri viteve të qëndrimit të tij me klubin e lartpërmendur që do të thotë se ai do të fitojë afërsisht nga rreth 12,3 milionë euro bruto për sezon. Kështu, duke pasur parasysh se taksa mbi fitimin në Kinë është 45 për qind, atëherë, Iniesta do të marrë në dorë diçka më shumë se 5,5 milionë euro në vit. Sidoqoftë, ende nuk dihet sesa do të jetë kompensimi financir që do të duhet të paguajë klubi kinez, pasi Iniesta ka një kontratë të përjetshme me Barcelonën.

Sfidanti.al