PSG ‘i theu kockat’; Monako u kthen paratë e biletave tifozëve

Monaco të dielën dorëzoi fronin e kampionit të Francës te Paris Sën Zhermen në mënyrën më poshtëruese. Në Parkun e Princave, skuadra e Unai Emerisë e shkatërroi totalisht atë të principatës me rezultatin 7-1duke e siguruar titullin 5 javë nga fundi i Ligue 1. Një situatë kjo që padyshim i la të dëshpëruar tifozët e Monakos që kishin udhëtuar drejt Parisit. Për këtë arsye drejtuesit e Monakos morën një vendim vërtet unikal për futbollin modern; atë të rimbursimit të cmimit të biletës së tifozëve

‘AS Monaco vendosi që të rimbursojë të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në tribunën e vizitorëve në stadium. modalitetet do të komunikohen shumë shpejt-lexohet në profilin e klubit të Principatës në rrjetin social Tëitter.

sfidanti.al