Ndodhi e pazakontë  në Francë :Monako do t’i kompensojë tifozët e vet!

Në raundin e fundit të kampionatit francez, Monako u mund thellë 7-1 nga PSZH-ja, duke ia kaluar kësaj të fundit titullin e kampionit. Kryesia e klubit “princëror”, në shenjë kërkese për falje, ka vendosur që t’i kompensojë financiarisht tifozët e vet që kishin ardhur në Partis që të mbështesnin Monakon.

“Ajo ndeshje ishte nje katastrofë e vërtetë për neve. As në ëndrrën më të keqe, ne nuk e kishim menduar se do të mundeshim aq thellë në një ndeshje të tillë derbi. E vetmja pikë e shndrishme në këtë situatë ishin tifozët tanë që erdhën në Paris të mbështesnin ekipin. Ne do të bëjmë gjithçka që ata të jenë krenarë në ndeshjen e ardhshme jashtë fushës sonë dhe do t’i kompensojmë ata financiarisht, duke ua mbuluar shpenzimet që ata do të bëjnë”, vuri në dukje nënpresidenti i Monakos, Vadim Vasiljev.

Sfidanti.al