Futbollisti brazilian Nejmar vazhdon që të marrë veten nga dëmtimi që ka pësuar para disa javësh, por pritet që, së shpejti, ai të kthehet në fushë. Nejmari, verën e kaluar, e befasoi botën e futbolli, kur u largua nga Barcelona te PSZH-ja që pagoi për të 222 milionë euro. Sidoqoftë, këto kohët e fundit, ka pasur spekulime që e lidhin emrin e tij me Realin e Madridit dhe Barcelonën.
Ndërsa, Nejmari po rimerr veten, ai po e kalon kohën me familjen dhe miqtë e tij në Brazil. Sidoqoftë, një fotografi që ai ka publikuar këto ditë dhe mesazhi jo shumë i qartë që shoqëron atë, janë pritur me interesim nga opinioni.
“Kur unë dhe miku im, Mesi, jemi së bashku, ndodhin gjëra të mëdha. Së shpejti, unë do t’ju them diçka më tepër lidhur me këtë gjë, kështu që vazhdoni të na ndiqni”, vuri në dukje Nejmari në mesazhin e tij.
Sfidanti.al