Eduardo Iturralde Gonzalez, ish-“bilbili” spanjoll i FIFA-s, arbitri më i mirë spanjoll i vitit 2002 në Spanjë, por tashmë i tërhequr, është moviolisti i të përditshmes madrilene sportive, “AS”, burim shumë i afërt i klubit të Realit, ka komentuar me tone negative vendimin e marrë nga anglezi Majkëll Oliver, për të akorduar penallti në minutën e 93-të, në favor të Kristiano Ronaldos me shokë.
“Ndërhyrja e Benatias ndaj Lukas Vazkezit nuk është kurrsesi penallti. Fakti që lojtari i Realit të Madridit nuk është në kontakt me topin, por e paraprin pozicionalisht mbrojtësin juventin, kjo nuk i mohon këtij të fundit që të bëjë një ndërhyrje akrobatike. Edhe pse në shpejtësi reale mund të duket e ashpër, futbolli është një sport kontakti dhe Benatia prek topin, më pas për inertësi merr përpara Lukasin. E përsëris, ndërhyrja e Benatias ndaj Vazkez nuk është penallti”.