Novak Gjokoviçi vendosi që t’i vazhdojë ende pushimet mbas triumfit në Uimbëlldon, dukë bërë të ditur se ai nuk do të marrë pjesë në truneun e mjeshtrave që do të nisë më 5 gusht në Montreal.
Në fakt, mospjesëmarrja e tij në turneun e lartpërmendur nuk do të ketë ndonjë pasojë madhe në rangimin e tij si raketa nr.1 në listën botërore të ATP-së.
“Duke patur edhe mbështetjen e stafit tim, unë vendosa që t’i vazhdojë pushimet, sepse trupi im ka nevojë ende për rehabilitim para të kthehem në fushat e tenisit”, deklaroi Gjokoviçi që në këtë mënyrë i bashkohet Rozher Federerit që gjithashtu ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në turneun e mjeshtrave të Montrealit, ku do të marrë pjesë Rafael Nadali.
Sidoqoftë, Gjokoviçi dhe Federeri do të marrin pjesë në turneun e meshtrave që do të fillojë më 12 gusht në Çinçinati të SHBA-së.
Sfidanti.al