Luka Zidane do të luajë me Algjerinë?

Megjithëse ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Francës, Luka Zidane, i biri i legjendës franceze të futbollit, Zinedin Zidane, ka treguar interesim që të luajë me përfaqësuesen e Algjerisë. Ai ka të drejtë të luajë me këtë seleksion afrikanoverior, sepse familja e tij është me origjinë nga Algjeria, kështu që Luka po konsideron që ta ndërrojë shtetësinë në të ardhmen.

Lajmi i mësipërm është pritur me një entuziazëm të madh në median dhe opinionin publik sportiv të Algjerisë, sepse nuk do të ketë asnjë problem burokratik që i biri i Zidanes të marrë shtetësinë algjeriane.

Luka Zidane konsiderohet si një portier me shumë perspektivë, por atij asnjëherë nuk iu dha tamam shansi që të luajë te Reali i Madridit, megjithëse ai ka të atin trajner kryesor të tij, kështu që ka vendosur që gjatë sezonit të ardhshëm të huazohet te Rasing Satanderi.

Sfidanti.al