Stadiumi i ri i Interit e Milanit; prezantohet projekti në Bashkinë e Milanos

Milani dhe Interi bëjnë hapin e parë zyrtar për stadiumin e ri të tyre. Klubet milaneze prezantuan në Administrimin Bashkiak të Milanos, projektin tekniko-ekonomik për ndërtimin e impiantit të ri dhe të zonës multifunksionale rreth tij.

Stadiumi në vetvete do të jetë pjesë e një projekti më të gjerë që parashikon investimet private në Milani dhe në zonën e San Siros për vlerën e më shumë se 1.2 miliardë Eurove. Klubet e Interit dhe Milanit ndërmorën një rrugë të përbashkët për të ndërtuar në zonën e San Siros të një distrikti urban, modern rreth stadiumit të ri që do të jetë inovativ dhe me standardet më të larta ndërkombëtare.

Projekti i paraqitur prej tyre dhe që për momentin nuk kishte një formë arkitektonike, vlerëson të gjithë zonën duke e transferuar në një qendër vitale për qytetarët duke propozuar një impiant prej 60 mijë vendesh dhe një distrekt multifunksional dedikuar sportit, argëtimit, shoppingut për qytetarët, tifozët e turistët në 365 ditë të vitit
Në rast se bashkia e Milanos e miraton këtë projekt, hapi tjetër i Interit e Milanit do të jetë gjetja e studios më të mirë të arkitekturës të specializuar në ndërtimin e arenave sportive për të pasur një projekt përfundimtar brenda vitit 2019. Për të gjitha autorizimet do të duhen edhe 12 muaj të tjerë dhe fillimi i punimeve parashikohet të jetë në 2021.

sfidanti.al