Vera e këtij viti ndryshoi jo pak hierarkinë në basketbollin amerikan. Me përfundimin e kontratave, apo me disa lëvizje të forta, shumë yje ndryshun skuadër. Të humbur dolën (në letër) Toronto, Bostoni, Golden Stejti, Nju Orlinsi apo Oklahoma, ndërsa fitimtarë po quhen Los Anxhelos Lejkërs, Los Anxhelos Klipers si dhe Bruklini. Kevin Durant, Kajri Irving, Entoni Dejvis, Koui Leonard, Demarkus Kouzins, Pol Xhorxh dhe Rasëll Uestbruk mund të jetë lista e gjatë e kampionëve me fanelë të ndërruar.
Gjithsesi, vera e dy viteve më vonë, ajo e 2021-it mund të jetë me po kaq ndikim dramatik. Siç informojnë mediat amerikane dhe ato europiane, disa nga yjet do të jenë lojtarë të lirë, pa kontratë, dhe mund ta zgjedhin vetë fatin e tyre, në kërkim të “arit” apo të trofeve, apo të të dyjave bashkë. Në ballë të tyre, Lebron Xhejms, të cilit i përfundon akordi me Lejkërsat, dhe po ashtu Entoni Dejvisi gjithashtu i Lejkërsave. Koui Leonard do të jetë lojtar i lirë nga Klipersat, Janis Antetokumpo do të ketë mbyllur detyrimet me Miluokin, Pol Xhorxh mund të largohet nga Hjustoni, Blejk Grifin përfundon marrëveshjen me Detroitin, Gordon Hajuard mund të ikë nga Bostoni, e po kështu disa lojtarë të tjerë shumë të njohur si Bredli Bil (Uashington), Majk Konlei e Gober (Juta), Mekkallëm (Portlend), Oladipo (Indiana), DeRozan e Olldrixh (San Antonio), Holidei (Nju Orlins), Dramond (Detroit) e Kajl Kuzma (Lejkërs.
Sfidanti.al