Është një peridhë e keqe për trajnerin Rudi Garcia. Edhe gazeta e njohur franceze “L’Equipe” nuk e kursen trajnerin e Olimpikut të Marsejës, skuadër që ka pësuar 2 humbje në 3 ndeshjet e fundit. I ardhur në mesin e tetorit për të zëvëndësuar Frank Pasi, Garcia nuk arriti të realizonte kthesën e shumëpritur në Marsejë. Ekipi noton në mesin e klasifikimit duke grumbulluar 17 pikë, vetëm 4 pikë larg zonës së rrezikshme të rënies një kategori më poshtë se Liga1. “Durimi është në limite”- shkruan “L’Equipe” me gërma të mëdha.
Olimpiku dhe veçanërisht trajneri i saj Garcia kërkojnë kohë para se të gjykohen- shkruan gazeta në fjalë dhe kujton fjalët e Rudit pas humbjes 4-0 me Monakon- “ Ata nuk kanë vetëm sulmin më të mirë në Europë, por edhe ekipin më të fortë në Europë, më të fortë se Reali dhe Barcelona”. Edhe raportet me presidentit amerikan të klubit marsejez nuk janë si më parë. “Më ka thënë se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet teknike, por nuk ndryshon asgjë, sepse në punën time nuk ndryshon asgjë”- ironizon Rudi.
Sfidanti.al