Rivaliteti midis dy skuadrave mundtë arrijë edhe në një largësi ekstreme. Kjo vlen për rastin e trajnerit Ronald Koeman, holandezi në stolin e Evertonit që duhet të mendohet mirë vitin e ardhshëm kur të postojë në rrjetet sociale pemën e Vitit të Ri.
Me të drejtën e Zotit, Ronald ka përgatitur pemën duke e zbukuruar aq shumë me ngjyrën e kuqe sa tifozët e Evertonit e kanë sulmuar se ka përdorur ngjyrat e kundërshtarit të tyre, Liverpul, dhe jo ngjyrat e klubit të tyre!
“Mendoj se ka probleme më delikate sesa kjo historia me ngjyrat e Pemës se Vitit të Ri”- ka komentuar trajneri.