Një tërheqje veshi nga lart nuk është asnjëherë gjë e mirë. Drejtuesit e futbollit italian, besohet ata të ligës, morën një “dru të shëndoshë” nga UEFA pas asaj që ndodhi në Inter-Napoli. “Qeveria europiane” e futbollit, por edhe Shoqata e futbollistëve profesionistë (FIFPro) dolën me deklarata ku dënonin mënyrën sesi shkuan punët në “San Siro”, pas ofendimeve të shumta raciste ndaj Kulibalit të Napolit.
“Jemi shumë të shqetësuar për incidentin e papranueshëm racist, – shkruhej në faqen e UEFA-s, – si dhe për mosrespektimin e protokollit për antiracizmin. Kulibali u ofendua, dhe pavarësisht thirrjeve nga folësi në stadium, thirrjet raciste nuk ndaluan. Stafi teknik i Napolit e informoi gjyqtarin për koret raciste”. Duket qartë që UEFA dhe FIFPro nuk janë të kënaqur që ndeshja nuk u ndërpre, por u lejua të luhej deri në fund.
Sfidanti.al