Ronaldo e “ndërpret” lojën për t’i dhënë një shkelm racizmit !

Ylli kryesor i Serisë A, portugezi Kristiano Ronaldo, i dha gjithashtu mbështetje futbollistit senegalez të Napolit, Kalid Kulibali, që u ofendua mbi motive raciste nga tifozët e Interit gjatë ndeshjes së fundit (1-0) mes dy ekipeve në Milano.
Skandali racist në fjalë është temë kryesore në gadishullin e Apenineve, ndërkohë që Interi u dënua nga komisioni disiplinor që dy ndeshjet në stradiumin e vet t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.
“Si në jetë, ashtu edhe në futboll, duhet të mbizotërojnë edukata dhe respekti. Jo racizmit dhe çdo lloj diskriminimi”, shkroi Ronaldo në profilin e tij në Instagram.
Nga klubi i Napolit u bë e ditur se ai tri herë kishte kërkuar ndërprerjen e ndeshjes në Milano, por gjyqtari e kishte kundërshtuar këtë kërkesë.
Sfidanti.al