Mbrojtësi senegalez, Kalidu Kulibali, ihste në qendër të vëmendjes në ndeshjen e raundit të 18-të të Serisë A mes Interit dhe Napolit (1-0). Tifozët e Interit gjatë ndeshjes lëshuan në adresë të tij thirrje raciste. Kulibali dërgoi në përgjigje përmes rrjeteve sociale një mesazh, nga i cili njerëzit, në përgjithësi, dhe racistët, në veçanti, kanë se çfarë të mësojnë.
“Sigurisht që unë jam zhgënjyer nga humbja dhe sepse i lashë në baltë vëllezërit e mi. Por, megjithatë, unë jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime. Unë jam krenar, sepse jam francez, senegalez, napolitan… jam Njeri”, shkroi Kalid Kulibali
Sfidanti.al