Nuk deshi kurrë t’i prishte punë Zhoze Murinjos, dhe nuk iu afrua asnjëherë skuadrës. Sër Aleks Ferguson mbajti një distancë respekti me Mançester Junajtidin,duke e ndjekur vetëm nga tribuna e “Old Trafordit”, ashtu siç i takonte një legjende të klubit. Këtë po bën edhe tani, ndonëse ishte ai që “sponsorizoi” Ole Gunar Solskjerin për t’u ulur në stol, dhe trajneri i ri ka vendosur ta respektojë.
Solskjer e ftoi Fergusonin në stërvitjen e sotme të Junajtidit, në prag të ndeshjes ndaj Bornmuthit në Premier Ligë, dhe besohet se kënaqësia do të jetë e skocezit 76-vjeçar, e norvegjezit dhe e futbollistëve. Solskjer nuk e ka fshehur kurrë ndikimin që Fergi ka pasur në karrierën e tij si lojtar dhe si trajner. Edhe Murinjo, kur ishte në “Old Traford”, e ftoi Sër Aleksin të ishte më pranë skuadrës, të udhëtonte me të në aeroplan, dhe të takonte lojtarët, gjithashtu në shenjë respekti për të.
Sfidanti.al