Gyndogan pas kritikave: Keqardhje për Ozilin, nuk iki nga Gjermania

Mesfushori gjerman me origjinë turke është nga ata që lufton deri në fund. Ilkai Gyndogan nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë, pas kritikave ndaj tij për foton me presidentin e Turqisë, Erdogan. “Nuk jam nga ata që i largohen sfidave, – u shpreh lojtari i Mançester Sitit për median gjermane “Funke”, – unë luftoj deri në fund. Nëse grumbullohem, nuk ka arsye që të mos jem pjesë e kombëtares”.

Cili është mendimi i tij për gjendjen në Gjermani sot? “Mund të them se thuajse çdo përvojë e imja ka qenë pozitive, – tha ai, – këtë mund ta pohoj qartësisht. Megjithatë, fotoja jonë u përdor politikisht, dhe ndodhi që u kalua kufiri drejt racizmit. Nuk e di nëse do të jetë e njëjta gjë si më përpara, por nuk është normale kur sulmohesh nga një politikan gjerman, kur vërshëllehesh nga tifozët”.

Për Mesut Ozilin, Gyndogani u shpreh se “largimi i tij është një humbje për ekipin, ndërsa Ozili meritonte një lamtumirë më të bukur”. Mesfushori thotë edhe se “jam tifoz i madh i trajnerit Lëv, të cilit i vlerësoj cilësitë humane, teknike dhe udhëheqëse”.

Sfidanti.al