Tragjedia Astori, Dani Alvesh ben ‘mea culpa’: Nuk doja te fyeja njeri

‘Nuk e njihja Astorin dhe vdekja e tij nuk me tronditi dhe aq, ne bote vdesin shume femije nga uria qe jane po aq te rendesishem-keshtu u shpreh Dani Alvesh kur u pyet per ndarjen nga jeta pak dite me pare te kapitenit te Fiorentines, Davide Astori. Nje deklarate kjo qe shokoi boten e futbollit dhe qe acaroi Mario Balotelit. ‘Duhet te shprehte ngushellime dhe te mos fliste budallalleqe-ishte komenti i permbledhur i sulmuesit italian te Nises ne Instagram fjale qe mesa duket ndikuan te mbrojtesi brazilian i Paris Sen Zhermen qe kerkoi ndjese per deklaraten e tij.

‘E di çfare tha Balotelinho-shkroi Dani Alvesh ne Twitter-nuk kisha per qellim qe te fyeja asnje. Jetoj ne nje bote ku shpesh eshte e nevojshme qe te tregohemi hipokrite qe njerezit te na vleresojne. Me vjen keq, por nese dikush u ndje i fyer, atehere kerkoj ndjese’.

Sfidanti.al