Me siguri që futbollisti më i mirë i ndeshjes mes Totenhemit dhe Juventusit ishte mbrojtësi kryesor i këtij të fundit, Xhorxho Kielini, që, me një fjali duket se i zemëroi tifozët e ekipit londinez.
Kielini realizoi numrin më të madh të ndërhyrjeve të sukesshme, në shumë raste, edhe duke u shtrirë dhe duke u bërë, kështu, edhe shpëtimtar i portës së tij në këtë ndeshje të Champions-it, në të cilën italianët shfrytëzuan tri minutat e tyre, duke shënuar brenda tyre dy gola, duke e fituar ndeshjen 2-1 dhe duke u kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Kielini, në krye të mbrojtjes, e kreu mjaft mirë detyrën e tij, duke vënë në përdorim përvojën e tij të madhe, bashkë me mbrojtësit e tjerë të Juves, në përballjen e Totenhemit që, në fakt, njihet si një ekip me sulm të fortë. Por, Kielini shigjetat e tij i drejtoi te mbrojtja e ekipit anglez.
“Ne dinim se ata janë të dobët në mbrojtje dhe, kështu, doli në fakt”, tha Kielini mbas ndeshjes.