Këpucët e Lebronit dhe deklarata politike kundër Trampit

“Ti nuk je presidenti im”, do të thoshte njëra nga aktoret e mëdha të Hollivudit për Xhorxh Bush të Riun. Lebron Xhejms po e shpreh nëpërmjet këpucëve, jo vetëm nëpërmjet fjalëve, mendimin e tij për presidentin e tanishëm amerikan, Donald Tramp. Ylli më i madh i basketbollit doli me një palë këpucë të çuditshme në ndeshjen ndaj Uashingtonit.

Palët e këpucëve ishin zgjedhur ashtu “me kast”, njëra e zezë dhe tjetra e bardhë, dhe në to ishte shkruar fjala “barazi” (equality). Komentet ishin që kjo ishte një kritikë e drejtpërdrejtë për politikën e presidentit Tramp që cilësohet nga Xhejms dhe shumë yje të tjerë të sportit, si jo një njeri që i sheh të barabartë të bardhët dhe të zinjtë.

“Ne e dimë se ku jemi, – tha Xhejms pas ndeshjes duke folur në Uashington, – ne e dimë se kush është në pushtet këtu. Por, për ne amerikanët nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës, raca, s’ka rëndësi se kush je ti, por duhet që të kuptojmë se kemi të drejta të barabarta. Unë kam folur shpesh dhe qartë për këtë. Ne nuk do të lejojmë një person që të na diktojë ne, amerikanëve, ne që jemi një popull i mrekullueshëm dhe i fuqishëm”.

Sfidanti.al