Murinjo brutalisht i hapur: “Të gjithë mund të ikin, por vetëm njëri … jo!”

Mançester Junajtidi, gjatë këtij sezoni, sa u përket rezultateve, është shumë më mirë sesa sezonin e kaluar, por performancat fantastike të rivalit qytetës të tij, Mançester Siti, nuk e kanë lejuar atë, të paktën, deri tani, që të pretendoi për një sezon të suksesshëm të plotë. Të zgjedhurit e Zhoze Murinjos ndodhen 11 pikë mbrapa “qytetarëve” dhe, sipas shumë njohësve të futbollit anglez, “Beteja për Britaninë”, pra, për fitimin e Premier Ligës së sivjetme, pothuajse ka mbaruar. Sidoqoftë, trajneri i “djajve të kuq”, Murinjo, nuk heq dorë nga pretendimi për titullin e kampionit, pasi, sipas tij, deri në fund të sezonin ka ende shumë kohë.

I pyetur në konferencën e fundit të shtypit se cilët nga lojtarët do të mund të largohen nga “Old Traffordi”, ai vuri në dukje se asnjëri nuk është i sigurt, me përjashtim të njërit: “Mendoj se çdokush ka çmimin e tij. Nëse ndonjë lojtar nuk është i kënaqur këtu dhe për të do të vijë ndonjë ofertë e mirë, atëherë, unë nuk do të them ‘Jo’”, tha Murinjo, duke shtuar se “sidoqoftë, një lojtar nuk do të largohet dhe ai është Romelu Lukaku”. Duket qartë se një deklaratë e tillë e Murinjos synon që ta motivojë më shumë sulmuesin trupmadh belg që ai të përpiqet më shumë në fushë.

Sfidanti.al