Kobi Brajant nderohet ashtu sic i takon një legjende të NBA. Skuadra e Los Angeles laker përpra sfidës me Golden state Ëarriors zhvilloi ceremoninë e tërheqjes së fanelave të tij me nr.8 dhe 24, një ceremoni që u drejtua mexhik Xhonson dhe kjo do të thotë se asnjë basketbollist i LA Lakers nuk do të mund të veshë kurrë këto dy fanela. Kobe Bryanat, që përpara një viti deklaroi tërheqjen përfundimtare nga basketbolli i luajtur nëpërmjet një letre vërtet prekëse u shfaq i emocionuar në këtë ceremoni dedikuar krejtësisht atij.
‘Nuk është fjala te fanelat që u varën në cati për mua, por për ato që kanë qenë më parë aty-tha Bryant-lojtarët që kanë mbajtur ato fanela më frymëzuan dhe më ndihmuan që të arrij në një nivel më të lartë. Punoni shumë dhe ëndrrat tuaja do të bëhen realitet. Nuk është destinacioni ai që ka rëndësi, është udhëtimi që bën për të arritur aty ai që merr vlerë.
Numri 8 dhe 24 përfaqësojnë 2 etapa të ndryshme të karrirerës së Kobi brajant që janë identike me njëra tjetrën pasi në të dy këto etapa Brajant ka shënuar mbi 16 mijë pikë. Është pak të thuash që Kobi brajant është një prej emrave më të mëdhenj që ka njohur historia e NBA së bashku me emra të tillë si Mexhik Xhonson, Majkëll Xhordan, Lerri Bërd, Uilt Çambërlein apo Karim Abdul Xhabar.
Sfidanti.al