Të gjithë kanë marrë valixhen në dorë sepse është skema që ..t’ia mbathim!: Edhe Derbi, për të cilën mbahemi me gajret se është i mbijetuari i fundit , po e humbet tokën nga ku lindi! E besoni apo nuk e besoni, ndeshja Dinamo – Partizani do të luhet në Durrës. Nga vjen kjo dalldi? Por kur thonë : kështu dashka vetë Dinamo. Edhe kur ia ndryshuan mbiemrin, donte vetë dhe nuk ishte një “përdhunim” , edhe atëherë kur FSHF e shkuli nga toka e saj se do të bënte zyrat madhoshe …Dinamo mori leckat duke kënduar !
Një zot e di se çfarë loje po luhet me jetën e Dinamos, por e vërteta është se lindi pranë “mbretit” në Tiranë dhe po shkon pranë detit ..në Durrës. Dhe më e bukura është se nuk të lënë as të bësh pyetjen gjenetike : ç‘e lidh këtë Dinamo me Dinamon që bëri historinë? Apo mjafton që tek shkallët e stadiumit të shikosh si tifozë Sul Demollarin apo “xhaxhi” Farruk Sejdinin, që të besosh se …gjaku mbetet si trashëgim edhe kur ke emër dhe qytet te ndryshuar në pasaportë…
Sfidanti.al