Koha po mbaron për Skënderbeun

Skënderbeu do të presë në shtëpi skuadrën e Kukësit, me korçarët që kanë kthyer fokusin tashmë te dueli me verilindorët. Sfidë kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores. Korçarët në 5 ndeshjet  fundit kanë arritur të marrin vetëm 1 fitore dhe këto rezultate tregojnë se po kalojnë një “krizë”. Drejtuesit nuk e duan diçka të tillë dhe rezultatet e sfidave të fundit duket se kanë mbushur “kupën”. Ndaj Kukësit janë të detyruar vetëm për fitoren dhe nuk u lejohen hapa fals dhe ky është si një ultimatum ndaj lojtarëve për të arritur te 3 pikët. Në të kundërt do të rrezikonin shumë në klasifikim.

sfidanti.al